Mëngjesin e sotëm Shkodra është zgjuar nën borë. Pas shumë kohësh edhe qyteti verior i Shqipërisë është parë të jetë i zbardhur dhe në njëfarë mënyre kjo gjë është pritur mjaft mirë nga banorët e këtij qyteti ngaqë nuk ndodh shpesh një gjë e tillë.

Rrugët, sheshet dhe çdo gjë tjetër në këtë qytet është zbardhur dhe bashkë me gjithçka tjetër edhe stadiumi “Loro Boriçi”. Punonjësi i këtij impianti sportiv Zef Lorenci na sjell këto foto të stadiumit të zbardhur ditën e sotme krejtësisht.

Në pamje të parë gjithçka duket ok edhe sa i takon bukurisë së borës por nga ana tjetër kjo situatë mund të krijojë probleme për ekipin e futbollit të Vllaznisë.

Siç dihet, ai është duke i zhvilluar stërvitjet gjatë kësaj periudhe në Shkodër dhe për rrjedhojë sot do të jenë të detyruar të mbyllet në ndonjë palestër sportive apo në ndonjë kalçeto. Problemi është nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme sepse kjo mund të ndikojë në përgatitjen e ekipit.
© shkodrasport.com