Diskutimet ne lidhje me ndeshjet e javes qe sapo u mbyll, kane qene te shumta mbremjen e sotme ne te gjitha studiot televizive dhe keshtu ka ndodhur edhe ne “Skaner”

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për barazimin mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Ai deklaroi se ky është një rezultat i pranueshëm për të kuqtë, ndërsa shtoi se kishin më shumë raste për shënim.

“Partizani e filloi mirë ndeshjen dhe luajti shumë mirë në pjesën e parë, ishin më mirë se Vllaznia. Kishin më shumë raste. U ndje ajo dëshira që vjen pas fitores në derbi.

Në pjesën e dytë, përsëri rastet i kishte Partizani. Të kuqtë u shtangën nga ndryshimi i skemës te shkodranët. Partizani mori një rezultat të pranueshëm pas derbit.

Nuk është e lehtë të luash ndaj Vllaznisë, sepse të dyja skuadrat janë për titull”- eshte shprehur ne prononcimin e tij Sulejman Starova.