Në Superligën e këtij sezoni aktualisht luajnë plot 16 ish- futbollistë të Vllaznisë, ose më mirë të themi futbollistë shkodranë të dalë prej saj. Ato janë të shpërndarë në 9 nga 10 skuadrat që ka Superliga (vetëm Flamurtari nuk ka shkodranë në rradhët e tij).

Kryesimin e kanë tre ekipe me tre futbollistë secili, Partizani, Teuta dhe Laçi. Nëse i hedhim një sy paraqitjeve të deritanishme të këtyre futbollistëve, ajo çfarë konstaton është se më i mirë ndër gjithë shkodranët është mbrojtësi i Laçit Abdurrahman Fangaj.

Ai ka qenë në fushë në të 10 ndeshjet e deritanishme, madje pa u zëvendësuar për asnjë minutë. Pas tij vjen një tjetër futbollist i Laçit, Ndriçim Shtubina.

Më poshtë vijnë Ramadani i Luftëtarit, Hakaj i Teutës, Hasani i Tiranës, Kruja i Teutës e kështu me rradhë. Por sakaq, në këtë listë prej 16 futbollistësh, ajo që të bie në sy është edhe mosaktivizimi ende për asnjë minutë në kampionat i katër lojtarëve.

Bëhet fjalë për Isufin e Skënderbeut, Hysenajn e Partizanit, Kukajn e Luftëtarit dhe Hotin e Kamzës. Për më shumë, shikoni tabelën e mëposhtme me të gjitha të dhënat e këtyre futbollistëve:
© shkodrasport.com