Shqiperia mori nje fitore te madhe duke mundur mbremjen e sotme Polonine me rezultatin 2-0 ne “Air Albania” fale golave te shenuar nga Asani ne pjesen e pare dhe Daku ne te dyten.
Por ne fakt, as njeri dhe as tjetri nga autoret e ketyre golave nuk eshte zgjedhur si lojtari me i mire i ndeshjes. “SOFASCORE” ka vleresuar mbrojtesin shkodran Elseid Hysaj si me te miren tek Shqiperia me noten 7.5 ndersa tek Polonia eshte vleresuar Kiwior me 7.0
Nga ana tjeter, me te njejtin vleresim tek kombetarja jone ka qene edhe kapiteni Gjimshiti, ndersa me pas vijne Thomas Strakosha dhe Ardian Ismajli me 7.3, per te vazhduar me Mirlind Dakun qe eshte vleresuar me 7.2, Kristian Asllani 7.1, Ylber Ramadani me 7.0 dhe me pas vjen mbrojtesi Mario Mitaj me 6.8. 20 vjeçari vazhdon te jete stabel ne lojen e tij dhe si rrjedhoje tashme eshte shnderruar ne nje titullar te padiskutueshem tek kombetarja shqiptare.
Ne krahun tjeter, Robert Lewandovski eshte vleresuar vetem me 6.6 sepse ne fakt nuk beri asgje qe Polonia te pakten te dilte me nje pike nga Tirana./SHKODRA-SPORT.COM/