Kane shkelqyer te gjithe sonte ne ate mrekulli qe kane dhuruar ne “Air Albania” ne fitoren 3-0 ndaj Çekise dhe tashme Shqiperise e sheh veten shume prane kualifikimit ne finalet e Kampionatit Europian.

Jasir Asani ka shenuar nje gol- kryeveper ndersa Taulant Seferi ka mbyllur ndeshjen me dy golat e shenuar ne pjesen e dyte, por ne fakt as njeri dhe as tjetri nuk jane vleresuar me noten me te mire ne kete ndeshje.

“Sofascore” ka habitur ne fakt me percaktimin e me te mirit teksa noten me te larte, 8.6 ia kane ngarkuar portierit Etrit Berisha. Ai pati jo shume pune, por ne 2-3 momente ishte deçisiv dhe si rrjedhoje ka marre kete note.

Pas tij i dyti eshte Taulant Seferi me 8.4, i treti eshte Jasir Asani me 7.5, per te vijuar me Kristijan Asllanin dhe Sokol Cikalleshin me noten 7.3 secili, Arlind Ajeti 7.1, ndersa me noten 7.0 jane vleresuar tre futbollist Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Ylber Ramadani eshte vleresuar me 6.9 dhe nga lojtaret e formacionit noten me te ulet e ka marre Nedim Bajrami me 6.5. ndersa nga rezervat noten me te mire e ka marre Mirlind Daku me 7.6, Klaus Gjasula me 6.6 dhe ne fund Arbnor Muja dhe Ernest Muçi me 6.4./SHKODRA-SPORT.COM/