Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat fantastike të Esin Hakajt, bëri diferencën ndaj Skënderbeut

Statistikat fantastike të Esin Hakajt, bëri diferencën ndaj Skënderbeut

Vllaznia nuk ia doli të shkojë përtej barazimit pa gola në transfertën ndaj Skënderbeut, ku të gjithë pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Mevlan Adilit.

E nëse qendërmbrojtësi komplikoi ndeshjen për ekipin, një tjetër futbollist, shkodrani Esin Hakaj bëri një nga ndeshjet e tij më të mira me fanellën kuqeblu, ashtu siç konfirmohet edhe nga statistikat e publikuara në emisionin dedikuar Superiores, “Analiza Superiore”.

Kështu shkodrani 24-vjeçar ka realizuar me sukses të 9 driblimet që ka provuar, një shifër kjo e jashtëzakonshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një lojtar mbrojtës, që nuk duhet të ketë teknikën pikën e tij më të fortë.

Por nuk mbaron këtu, pasi edhe në fazën mbrojtëse Hakaj e ka bërë në kufijtë e perfektes detyrën e tij, duke fituar 17 nga 20 duelet me kundërshtarët, 85% të tyre.

Shkodrani është gjithashtu edhe futbollisti më aktiv në lojën e skuadrës, pasi ka marrë pjesë në plot 102 aksione të ndërtuara nga kuqeblutë në transfertën korçare.

Shifra të jashtëzakonshme këto për një futbollist, që ka luajtur vetëm ndeshjen e katërt si titullar me Vllazninë, ku u rikthye në fund të kësaj vere, pas një shtegtimi 5-vjeçar mes Teutës e Partizanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments