Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka zhvilluar nje ndeshje miqesore mbremjen e sotme, pikerisht ne prag te startit te kampionatit. Ajo ka luajtur ndaj Kamza Basket ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Nje ndeshje e kontrolluat vazhdimisht nga kuqeblute e trajnerit Bulatoviç qe ne fund e kane fituar ate me rezultatin e thelle 91-55.

Vetem perioda e pare ka qene deri diku e ekuilibruar, pasi ne te dyten e me pas, gjithçka ka folur per ekipin shkodran. Perioda e dyte eshte mbyllur me rezultatin 43-29.

Ne dy periodat e tjera, rezultati ka ardhur duke u thelluar dhe ne fund eshte sigluar fitorja e thelle 91-55. Pra, Vllaznia ka fituar me nje diference prej 36 pikesh.

Duket disi absurde nje diference kaq e madhe kur siç dihet, keto dy ekipe jane ndeshur edhe para pak ditesh me njeri- tjetrin ne kuadrin e ndeshjeve te Kupes se Federates dhe ate ndeshje e ka fituar Kamza me rezultatin 91-80./SHKODRA-SPORT.COM/