Ne javen e 20-te te “Abissnet Superiore” Vllazninë mori nje fitore me shume vlere në Shkodër ndaj Teutës me rezultatin 4-2. Djemtë e Detit janë duke kaluar një moment të vështirë ndërsa për ta ishte humbja e dytë radhazi ku pësojnë katër gola pas ndeshjes me Partizanin.

Nëse iu hedhim një sy statistikave të këtij takimi, Teuta u shfaq mirë me shënjestrën drejt portës së mbrojtur nga Zogovic ndërsa e ka gjetur atë në dy raste duke shënuar edhe dy golat.

Nga ana tjetër, Vllaznia gjithashtu ka një përqindje të mirë të saktësisë në goditjet drejt portës, pasi në gjashtë raste, katër ia dolën t’i kthenin në gol.

Sakaq, të besuarit e trajnerit Thomas Brdaric janë më mirë në aspektin e zotërimit të topit, po ashtu edhe në pasimet e sakta e në duelet e fituara. Ndërkohë që bie në sy fakti se të dyja skuadrat kanë gabuar shumë në topat e humbur.