Java e 20-të e Kategorisë Superiore uli siparin dhe tashmë është koha për të bërë bilancet e kësaj jave që sapo lamë pas. Fitorja e Vllaznise ndaj Teutes eshte konsideruar e rendesishme sepse shkodranet vinin pas disa rezultateve te fundit jo shume pozitive.

Per kete arsye, kjo fitore eshte konsideruar diçka shume e mire dhe ndoshta per kete arsye, gazeta “Panorama Sport” ka zgjedhur plot 4 pjestare te Vllaznise ne formacionin me te mire te kesaj jave.

Tre prej tyre jane lojtaret. Duke filluar nga mbrojtesi Diagne, per te vazhduar me mesfushorin Jonuzi qe ishte edhe njeriu i cili vulosi fitoren, e per te perfunduar me Latifin qe ka bere nje ndeshje shume te mire.

Te tjeret ne formacionin e me te mireve jane: Dajsinani (Laçi), Gligorov (Kukesi), Hadroj (Partizani), Hoti (Tirana), Basa (Kukesi), Skuka (Partizani), Guindo (Laçi) dhe Xhixha (Tirana).

Nderkohe trajneri me i mire i javes eshte vleresuar Thomas Brdariç, per te cilin gazeta jep kete vleresim:

TRAJNERI MË I MIRË – (TOMAS BRDARIÇ)

Kryendeshja e javës së 20- të në Superiore ishte përballja mes dy rivalëve të sezonit të shkuar për titullin kampion, Vllaznia dhe Teuta. Shkodranët e nisën vrullshëm ndaj kampionëve në fuqi, ku që në 16 minuta shkuan në avantazh 3-0.

Përpos luhatjeve, kuqeblutë morën një trepikësh me vlera. Nisur nga loja e sulmuesve dhe rëndësia e rezultatit, i bie që Tomas Brdariç të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, si trajneri më i mirë i javës së 20-të.