Fusha e cila rezulton më e vështirë nga skuadrat mike për të luajtur është ajo e Shkodrës. Sipas analizës së bërë nga Departamenti i Analizës dhe Inovacionit në FSHF duke parë statistikat e goditjeve të bëra dhe të pësuara nga skuadrat shkodrane dhe skuadrat mike, del qartë se kundërshtarët kanë vështirësi për të goditur portën ndaj Vllaznisë kur luhet në “Loro Boriçi”.

Ekipet kundershtare gjuajne mesatarisht 6.62 here ne porten e Vllaznise gjate 90 minutave qe ajo luan ne “Loro Boriçi” duke qene keshtu ekipi me i veshtire per t’u sulmuar e goditur. Njekohesisht shkodranet me 14.23 gjuajtje, jane ekipi me me shume gjuajtje ne porten kundershtare.

Edhe ne ndeshjet ne transferte, Vllaznia nuk eshte keq teksa me 11.85 gjuatje ne portat vendase, eshte ekipi qe renditet ne vend te dyte sepse i pari eshte Partizani me 12.29 gjuajtje.

Kuqeblute nderkohe jane te ballancuar edhe sa i takon gjuatjeve qe marrin ne porten e tyre, mesatarisht 9.23 per 90 minuta duke u renditur ne vend te trete, pas Tiranes qe eshte e para dhe Partizanit.