Thomas Strakosha beson në fitoren e Lazios ndaj Steaua Bukureshtit.

Thomas Strakosha beson verbërisht te kualifikimi i Lazios në raundin e 1/8-ave të Europa League.

Portieri i kombëtares shqiptare është i sigurt se bardhekaltrit e Simone Inzaghit do të arrinë të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë që pësuan në Bukuresht ndaj Steauas.

“ Jam i qetë ashtu si e gjitha skuadra. E dimë që jemi një skuadër shumë e fortë. Të enjten duhet të zbresim në fushë të përqëndruar dhe nëse japim 100% tonë jam i sigurtë që do ta kalojmë turin”.

Trajneri Simone Inzaghi në konferencën për shtyp përpara sfidës u shpreh se Lazio nuk duhet të pësojë gol ndaj Steauas në Olimpico dhe ai që duhet të mbajë portën të paprekur është pikërisht Strakosha.

“ Ne nuk duam të pësojmë gol dhe e gjitha skuadra do të bëjë më të mirën në mënyrë që unë të mos pësoj.

Ekziston pak nervozizëm në skuadër përpara kësaj sfide, por të enjten duam të shfaqim të gjithë grintën tonë në fushë, pasi Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne”.