Në përfundim të ndeshjes së humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Juventus, me gol të pësuar në minutën e 93’ nga Dybala, portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, i intervistuar nga “Lazio Style” ka dhënë versionin e tij të fakteve.
Sipas Strakoshës, Juventus nuk meritonte të fitonte sot ndaj Lazios, por prej bardhezinjve duhet të presësh gjithçka.
“Me Juventusin mund të presësh gjithçka. Treguam se jemi të fortë, bardhezinjtë nuk meritonin fitoren.
Ishim disi të lodhur dhe kjo u shfaq. Tani shohim përpara. Jemi të zhgënjyer, por ndodhi ajo që ndodhi.
Do të arrijmë objektivat tonë. Nëse fola me Buffon? Jo, hyra menjëherë në dhomat e zhveshjes. Nuk duhet të demoralizohemi, do të vazhdojmë të japim maksimumin”, deklaroi Strakosha./telesport/