E ka Ajaksi akademinë më të mirë në botë. Diçka që dihej edhe më parë dhe që është konfirmuar së fundi nga një studim CIES-it.

Nga sektori i të rinjve të Ajaksit ka dalë numri më i lartë i futbollistëve profesionistë, 77 të tillë, që luajnë në 31 kampionate europiane.

Në pesëshen më të mirë të klubeve që prodhojnë talente renditen edhe dy skuadrat e Beogradit, Partizani dhe Crvena Zvezda. E plotësojnë 5-shen më të mirë në këtë drejtim Dinamo e Kievit dhe  Dinamo e Zagabrebit.

Nga kampionatet kryesorë në Europë, në vend të parë është Reali i Madridit, me 36 futbollistë. Sektorin më të mirë të të rinjve në Itali e ka Interi, me 21 futbollistë, për të vazhduar me Romën, që ka 17 futbollistë dhe Atalantën e Milanin me nga 15 futbollistë. / Vipsport/