Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti duke folur pas fitores 6-1 të ekipit të tij ndaj Majorkës nuk i ka kursyer përgëzimet.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, kemi qenë agresivë duke mos i dhënë mundësi Majorkës. Ua kam bërë të qartë lojtarëve se dua një ekip agresiv dhe me sa shoh jemi kuptuar si duhet.

Jam shumë i kënaqur me rrotacionin. Mund të them se ishte një mbrëmje ideale në çdo drejtim. Ky është dhe një sinjal mjaft i mirë për të gjithë ekipin, të gjithë janë gati të japin kontributin e tyre.

Do të ketë vend për të gjithë, pasi kalendari është shumë i ngjeshur. Asensio? Ne i dimë aftësitë e tij duke luajtur më përpara është ‘vrasës’. Tani shkojmë të qetë në ndeshjen e radhës”, – ka thënë Ançeloti.