Xhani de Biazi refuzon të japë një mendim personal për trajnerin e ri të Milanit: E njoh vetëm nga larg, por nuk ia di aftësitë drejtuese.

Ish-tajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i pyetur nga “TMW RADIO” ditën e sotme ka analizuar situatën që po ndodh tek Milani. Kuqezinjtë do t’i japin fund kontratës me trajnerin aktual, Stefano Pioli dhe do të marin teknikun gjerman, Ralf Rangnik. De Biazi ka shtuar gjithashtu se nëse do të ishte në vendin e Rangnikut do të mbante Ibrahimovçin në ekip.

“Unë e njoh Rangnikun vetëm nga jashtë dhe nuk kam aftësinë për ta vlerësuar atë. Kam dëgjuar që atë që kërkon në stërvitje e do gjithashtu edhe në fushë. Megjithatë do të jetë koha që do e tregojë nëse zëvendësimi i Piolit me gjermanin do të jetë një sukeses apo dështim.

Ibrahimoviç është lojtar i klasit botëror edhe pse në këtë moshë nuk ka të njëjtin fizik me disa vite më parë. Gjithsesi, suedezi i jep një frymë të re ekipit dhe duhet mbajtur”- u shpreh ish tekniku i kombëtares.

Xhani De Biazi është një nga trajnerat më të shquar të kombëtares shqiptare, pasi ishte i vetmi që e drejtoi ekipin tek një sukses madhor. Nën urdhrat e tij, përfaqësuesja jonë arriti të shkruajë historinë duke shkuar për herë të parë në histori. Pas largimit të tij dhe vendosjes së Panuçit në krye të pankinës ra dhe loja e ekipit, duke mos e gjetur formën e mëparshme. /Sport Ekspres/