I gëzuar për shpalljen kampion të Tiranës, ishte padyshim edhe legjenda e bardhebluve, Sulejman Mema, që ishte gjithashtu i ftuar në rolin e opinionistit në emisionin “Gol pas Goli”.

Në fjalën e tij, Mema vlerësoi bardheblutë për sezonin që kanë bërë dhe tha se është një titull tërësisht i merituar, megjithatë nuk ngurroi të evidentojë dy lojtarë, si ata që kanë kontribuuar më pak për suksesin.

“Tirana e meritoi plotësisht, pasi tregoi shpirt sakrifice dhe forcë grupi për t’u admiruar, ndaj për këtë kanë meritë edhe Shehi me drejtuesit.

Megjithatë nga ky grup, evidentoj dy lojtarë, që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për titullin dhe ata janë Michael Ngo’o dhe Devid. Dy sulmues që kanë bërë shumë pak këtë sezon dhe jo vetëm kanë munguar golat e tyre, por kanë vënë në vështirësi skuadrën kur luanin”, u shpreh Mema.