Armando Broja luajti për 88 minuta në ditën e djeshme ndaj Leeds. Southampton do të barazonte me shifrat 1-1 në transfertë, teksa sulmuesi shqiptar zhvilloi një ndeshje mesatare, pa iu krijuar ndonjë rast i pastër për të shënuar.

Megjithatë statistikat e tij të fundit në Premier League nuk janë më të mirat.

Kjo ishte ndeshja e 7 radhazi në elitën e futbollit anglez që Broja nuk ka shënuar, teksa për herë të fundit ka tundur rrjetën ndaj Totenhemit.

Ndërkohë kjo ishte ndeshja e 5 radhazi që Broja nuk shënon te Southampton në të gjitha kompeticionet, duke llogaritur kryeveprën e bërë ndaj West Ham në FA CUP.