Do të luhen ditën e sotme, 3 ndeshjet e Play Off dhe Play Out në Kategorinë e Dytë. Në ndeshjet e Play Off të Grupit A, Oriku do të përballet me Veleçikun në stadiumin “Nexhip Trungu” në orën 15:00, ndërsa në Grupin B, Labëria sfidon Devollin në stadiumin e Sopotit në Librazhd.

Dy ekipet që do të fitojnë nga ndeshjet e sotme do të përballen më dy ekipet e Kategorisë së Parë, Pogradecin dhe Turbinën që e mbyllën sezonin në vendet e 11-të dhe 12-të.

Në fazën Play Out, Ada e Velipojës do të përballet me Gramozin në Kompleksin e Kamzës. Ndeshja do të nisë në orën 15:00 dhe skuadra fituese do të qendrojë në Kategorinë e dytë, ndërsa skuadra humbëse do të luajë një tjetër finale mbijetesë ndaj vendin e 3-të të Kategorisë së 3-të që është Delvina.

Faza Play Off:

Ora 15:00

Grupi A: Oriku-Veleçiku

Grupi B: Labëria-Devolli

Faza Play Out:

Ora 15:00

Ada-Gramozi