Vllaznia- Tirana ka qene kryefjala e diskutikeve ne emisionet sportive te mbremjes se sotme. Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi fitoren e Vllaznisë ndaj Tiranës.
Specialisti i futbollit Sulejman Starova deklaroi se shkodranët janë në rritje, por në lidhje me penalltinë u shpreh se nuk mund të jepet aq kollaj.
“Vllaznia është në rritje. Tirana është mirë. U mund në Kukës dhe këtu, por nuk mund të themi se është dobët. Ndonjëherë mposhten vetëm nga një episod. Nuk jepet kaq kollaj penalltia në ndeshje të tilla. Vllaznia u mbrojt mirë dhe nuk la hapësira pas golit.
Po shikoja duelet në mesfushë. Ishin perfektë në anën defensive te Tirana. Këta bënë që të mos dallohej Marku, Jonuzi dhe Alivoda. Tirana ishte pak më mirë në pjesën e parë, sepse Vllaznia tentoi të merrte terrenin dhe hapësirat që u krijuan, lanë Patrick dhe Hasani. Vllaznia ka filluar të rregullojë mbrojtjen”- eshte shprehur Starova.