Vemendja maksimale e opinionit sportiv shqiptar sot ka qene e perqendruar tek klasikja Vllaznia- Tirana. Ish-futbollisti Ermal Tahiri, e analizoi kete ndeshje, e cila u fitua minimalisht nga shkodranët me golin e shenuar nga Herald Marku me 11-metersh ne pjesen e dyte.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se pjesa e parë foli për bardheblutë, ndërsa shtoi se pas golit gjithçka foli për Vllazninë.

“Mesa pashë sot, ishin të dyja ekipet shumë të përqendruara. Nuk donin të humbisnin pikët. Tirana e nisi më mirë, në pjesën e parë kishin më shumë raste. Në qarkullim topi ishin më mirë. Pas golit, gjithçka foli për Vllazninë. U mbrojtën me shumë forca.

Nuk mund të them se Tirana luajti keq, por nuk mund të them se nga hiçi shënojnë gol. Në pjesën e parë ishin më të rrezikshëm me dy sulmues përpara”- eshte shprehur Tahiri.