Per takimin e neserm ndaj Laçit stafi teknik i Vllaznise do te kete edhe nje forme me shume ne dispozicion. Behet fjale per sulmuesin Albion Avdijaj.
Ai nuk ka qene i gatshem per te luajtur ne ndeshjet me Kastriotin dhe Partizanin, per shkak te nje problemi muskular dhe ne fakt u krijua nje ide se demtimi i tij ishte serioz dhe do te mungonte gjate, por nuk ka ndodhur keshtu.
Sulmuesi i ardhur nga Tirana ne merkaton e janarit, prej fillimit te kesaj jave eshte bashkuar me pjesen tjeter te lojtareve dhe ka zhvilluar nje stervitje normale.
Kjo do te thote se edhe ai do te jete ne dispozicion te trajnerit Brdariç per takimin ndaj kurbinasve qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia ka vuajtur ne ndeshjet e fundit per gjetjen e golit dhe mbase prania edhe e Avdijajt, Cisse apo dhe ndonje tjetri, do te jete nje plus me shume per kuqeblute./SHKODRA-SPORT.COM/