Moment i rëndësishëm në karrierë, për sulmuesin e Kombëtares Shpresa, Eljon Toçi, i cili ka rinovuar deri në vitin 2026 me klubin e Fiorentinës.
Shqiptari është dhe kapiteni i të rinjve, teksa është një nga lojtarët më të rëndësishëm, ku shpeshherë me golat e tij ka vendosur fatet e ndeshjes.
Falë ecurisë fantastike që po kalon me moshat, Toçi ka bindur drejtuesit e Fiorentinës, që t’i ofrojnë kontratë të re deri në vitin 2026, teksa gjasat janë të mëdha që në sezonet në vijim, sulmuesi shqiptar të bëhet pjesë e ekipit të parë.
Për sa i përket kombëtareve kuqezinj, Toçi numëron 7 ndeshje me U-19 dhe 6 ndeshje me U-21. Per te flitet me superlativa dhe jo me kot edhe Fiorentina e “pragosi” per tre vitet e ardhshme.