Roberto Firmino, është në skadencë kontrate dhe pas përfundimit të sezonit, do të largohet nga Liverpool. Sulmuesi nuk dëshiron të rinovojë dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe trajnerit Jurgen Klopp.

Ky i fundit deklaroi se ka mbetur i befasuar nga vendimi i lojtarit, por shtoi se kjo lamtumirë nuk do të vijë tani dhe dëshiron një fund të lumtur.

Po jam pak i befasuar. Por, unë e respektoj shumë. Është krejtësisht normale në këtë lloj marrëdhënie të gjatë ajo që ne kemi dhe ajo që Firmino ka me klubin dhe tifozët, është shumë e veçantë.

Më pëlqeu pritja që pati kur hyri kundër Unitedit. Tani dua ta çoj këtë histori të mrekullueshme në një fund pozitiv.

Ai është këtu dhe plotësisht i përkushtuar dhe kjo është gjithçka që duhet të dimë. Nuk ka kohë për një lamtumirë në këtë moment.