Te Vllaznia i kane mbyllur sot pergatitjet per ndeshjen me Partizanin dhe me pas skuadra eshte grumbulluar ashtu siç ndodh gjithnje ne pragndeshje, ne rezidencen e saj te zakonshme.

Per takimin e neserm, me perjashtim te Latifit qe eshte pezulluar nga ana e klubit, te gjithe lojtaret e tjere do jene ne dispozicion te stafit teknik. Tashme do te jete ne doren e Joses per te perzgjedhur 11-shen qe do ta nise nga minuta e pare.

Ne fakt nje nga dilemat qe pritet te marre zgjidhje eshte ajo se kush do te luaje ne qender te repartit te mbrojtjes. Kjo sepse prej javesh aty po luan kapiteni Gurishta ngaqe kane patur probleme demtimesh Bulatoviç dhe Juriç. I pari tashme ka filluar te luaje e te njejten gje pritet te beje edhe i dyti.

Por gjithsesi ende nuk eshte e qarte se kur do te zbrese ne fushe Juriç. Nuk perjashtohet mundesia qe kjo te ndodhe qe neser sepse kroati ka qene ne pankine edhe ne ndeshjen ndaj Teutes. Nese ndodh kjo, atehere Gurishta do te kalonte ne pozicionin e tij te zakonshem, ate te mbrojtesit te djathte.

Dilema nderkohe ka edhe per treshen e mesit te fushes se kush do ta plotesoje ate e po ashtu edhe per sulmin. Trajneri e ka deklaruar sot se nuk ka shume rendesi se kush do jete ne fushe. E rendesishme eshte qe ata te cilet do perzgjidhen, te japin me te miren e tyre ne menyre qe Vllaznia ta fitoje edhe kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/