Partizani ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Vllaznisë. Fitorja në derbi ka rritur entuziazmin në kampin e kuq, të cilët janë gati për të dhënë maksimumin. Nëpërmjet një postimi të bërë në kanalin zyrtar në facebook, klubi i Partizanit bënte me dije përgatitjet.

Të gjithë duken mjaft të fokusuar teksa të kuqtë raportojnë: “Ekipi i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të takimit ndaj Vllaznisë, i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në orën 16:00 në kompleksin sportiv Partizani”.

Perberja e te kuqve ne kete takim duket te jete e plote dhe me siguri qe trajneri Kolela do te aktivizoje disa lojtare te tjere nga ato qe luajten para 10 ditesh ne ndeshjen e kupes ne Shkoder. Megjithate e njejta gje pritet te ndodhe edhe te skuadra kuqeblu.

Ndeshja Vllaznia – Partizani është programuar të luhet nesër në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe konsiderohet shume e rendesishme per ecurine e te dy ekipeve ne kampionat.