Silvio Junior mbahet mend në Shkodër për shkak të dy periudhave ku ishte pjesë e Vllaznisë. Fillimisht në sezonin 2018-19, ku kuqeblutë ishin në Kategorinë e Parë dhe braziliani shkëlqeu me gola. Dhe sërish një rikthim në Shkodër në gjysmën e edicionit 2019-20. Ku aventura e dytë nuk është se ishte edhe aq e suksesshme.

Pas eksperiencës në Shqipëri, 28-vjeçari ka udhëtuar nëpër botë. Fillimisht në Azerbajxhan, më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe e tashmë në Indonezi. Ai tashmë mbron ngjyrat e skuadrës së Persebaya, në ligën më të fortë të futbollit në Indonezi. Sulmuesi ka gjetur edhe golin e parë me skuadrën e fanellës së re.

Silvio ka shënuar në barazimin 2-2 që ka arritur skuadra e tij kundër Madura United. Ai ka hapur llogaritë e ndeshjes me rrjetën e tij në minutën e 28-të, që në fund shifrat të vuloseshin në shifrat 2-2.

Një futbollist “nomad” që ka luajtur në tre kontinente deri tani në karrierën e tij. Dhe tashmë Indonezia duket se do jetë toka për tu zbuluar për brazilianin.
Endri ÇINARI