Shkruar ngaa Gjergj KOLA
Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla vazhdon të shkëlqejë në kampionatin U20 (Primavera) në Itali. Në ndeshjen e sotme, lojtari i Sassuolos ka shënuar dy gola në portën e Napolit dhe me to, ka shkuar në kuotën e 10 golave të shënuar deri tani në kampionat.
Ka qenë ekipi i Napoli U20 që ka kaluar i pari në avantatzh me anë të Torre që në ‘6, por Kulla ka barazuar shifrat shtatë minuta më vonë dhe madje e ka kaluar në avantazh ekipin e Sassuolos në ’27. Në fundin e pjesës së parë, ka qenë shqiptari tjetër, ai i Napolit- Gorica që ka barazuar shifrat në 2-2 dhe kështu është mbyllur kjo pjesë.
Në të dytën janë napolinët ata që kanë shënuar edhe tre gola të tjerë me anë të De Chiara dhe Camelio (2) duke fituar kështu me rezultatin 5-2 një ndeshje që në fakt duhej të kishte patur rezultat tjetër.
Por e rëndësishme është që sulmuesi i kombëtares U19 të Shqipërisë Gabriel Kulla vazhdon të bëjë mirë në të parin kampionat të të rinjve ku luan në Itali duke shënuar deri tani 10 gola dhe duke dhënë 7 asiste. Jo keq, për një debutues në këtë kampionat por me siguri që deri në fund të kampionatit ai do të rregjistrojë edhe të tjerë gola dhe asiste për të konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e shkëlqyer që po kalon.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


