E kishte premtuar se do ta realizonte dhe ne fund ia doli. Nelson Hysa ndeshjen e rradhes ne boksin profesionist do ta zhvilloje pikerisht ne qytetin e tij te lindjes, para sportdashesve shkodrane qe e kane mbeshtetur vazhdimisht gjate karrieres se tij.Kjo ne fakt ka qene nje nga enderrat e tij dhe ai tashme eshte drejt realizimit te saj.
Lajmin e ka bere te ditur vete boksieri permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan: “Do kem nderin e kenaqesine qe me date 25.07.2022 ora 19:30 t’ju ftoj te jeni pjesemarres ne nje nga netet me te bukura te sportit Shqipetar, e perkatesisht ne naten sportit te boksit qe eshte dhe ka qen pararoje e sportit ne Shkoder.
Tek sheshi para Bashkise Shkoder, aty ku edhe une vete do jem ne rring me nje nga boksierat me te mire te ballkanit ne peshen 91+. Falenderim i vecante per sponsorat zyrtar”
Kujtojme qe disa here kampioni i vendit ne boksin olimpik, i ka hyre disi vone boksit profesionist por e ka marre me shume deshire. Ne ndeshjen e pare, ai pat fituar ne Tirane ndaj boksierit boshnjak Stefan Çajiç.
Ndersa pas 8 ditesh do te kerkoje fitoren e dyte dhe padyshim qe Nelsoni duket shume i motivuar per ta bere kete gje sepse do te boksoje duke patur edhe mbeshtetjen e zjarrte te tifozeve shkodrane./SHKODRA-SPORT.COM/