Ceremonia e prezantimit te sponsorit te ri te Vllaznise nuk ka mbetur thjeshte vetem me berjen publike para mediave. “Hospital One” ka shtruar edhe nje konktej ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku kane marre pjese shume personalitet te futbollit dhe jo vetem.
Perfaqesusi i kesaj kompanie Oliver Fripp, ka shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit me klubin Vllaznia duke qënë i bindur se ai do të shoqërohet me titullin kampion nga ana e Vllaznisë.
Me pas, “Hospital One”, ka bërë të ditur se në këtë prezantim të parë publik, ka vendosur të nderojë dhe respektojë disa nga figurat e shquara të futbollit shkodran në vite.
Ka qene administratori i tij Gjon Pepaj dhe perfaqesuesi i kompanise Oliver Fripp qe kane shperndare “Çerfifikate Mirenjohje” per rreth 40 veterane te futbollit shkodran te cilet kane kontribuar ne vite per kete klub.
Por e veçanta e ketij takimi ka qene edhe premtimi i drejtuesve te “Hospital One” se te gjithe ketyre veteraneve do t’u akordohet një paketë shërbimesh gratis nga ana e spitalit që do të konkretizohet sapo të filloj aktiviteti i tij në qytetin e Shkodrës. Nje premtim i tille padyshim qe i ka bere te ndihen mire veteranet e pranishem te cilet me ne fund po ndjehen te vleresuar ashtu si duhet, edhe nga klubi Vllaznia, por edhe nga nje sponsor, ne kete rast “Hospital One”./SHKODRA-SPORT.COM/