Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta e nis me gol edhe aventuren e tij te re tek ekipi i Vores. Ai ka shenuar golin e pare ne miqesoren qe ky ekip ka zhvilluar ndaj atij te Beselidhjes nderkohe qe golin e dyte e ka shenuar futbollisti Thana.

Loja ishte mjaft e bukur përballë lezhnjanëve, që nuk kishin forcë për të ndryshuar fatet e takimit.Vorakët kanë filluar një projekt ambicioz, ku synim kryesor është rikthimi në Kategorinë e Parë pas 1 sezoni mungesë dhe pjese e ketij projekti eshte edhe sulmuesi i njohur Rranoshta apo dhe lojtare te tjere me emeer qe kane firmosur me te.

Për këtë janë kryer disa transferime dhe të tjerë priten në vazhdim. Kujtojmë se kampionati në Kategorinë e Dytë nis më 1 tetor. Por nese Vora eshte ne rrugen e duhur, krejt ndryshe eshte situata me Beselidhjen. Pas problemeve te shumta qe hasi sezonin e kaluar, ato pritet te jene me te medha ne sezonin e ri.

Nga rradhet e saj ka patur disa largime ku mund te veçohen dy me te rendesishmit, ato te Patrik Fetajt dhe Redon Danajt te cilet i jane bashkuar Dinamos dhe madje konsiderohen pjese e rendesishme e saj. Se kush do t’i zevendesoje te Beselidhja ende nuk eshte e qarte.

Ajo qe mund te themi eshte se lezhjanet edhe ne sezonin e ri jo vetem qe nuk do munden te rreshtohen mes ekipeve pretendente, por do rrezikojne shume pse jo per renien nga kategoria. Miqesorja ndaj Vores ishte nje sinjal per kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/