Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Jurgen Gjini mbyll një sezon të suksesshëm në Kosovë

Sulmuesi shkodran Jurgen Gjini mbyll një sezon të suksesshëm në Kosovë

Kampionatet ne Kosove kane perfunduar dhe perpos Klaudio Lekes qe siguroi ngjitjen ne Superlige me ekipin e Lirise se Prizrenit, nje paraqitje te mire ka bere edhe nje tjeter futbollist shkodran qe luan atje.

Behet fjale per sulmuesin Jurgen Gjini. Ne fazen e pare te kampionatit qe sapo u mbyll, ai ishte pjese e Vellaznimit te Gjakoves me te cilen arriti te shenonte 5 gola ndonese skuadra po kalonte nje krize te plote.

Si rrjedhoje u largua prej saj duke kaluar tek Vllaznia e Pozheranit me te cilen ka vazhduar te shfaqe vlerat e tij dhe te jete protagonisti kryesor per te ne arritjen e objektivit per te qene ne mesin e tabeles se renditjes.

Gjate ndeshjeve te kesaj faze te dyte, me ekipin e Vllaznise ai arriti te shenonte edhe 6 gola te tjere dhe njekohesisht te jape edhe 5 asiste duke qene lideri i tij ne repartin e sulmit.

Nderkohe kontrata e Jurgen Gjinit me Vllaznine e Pozheranit tashme ka perfunduar dhe Gjini per momentin ndodhet ne Shkoder prane familjes, nderkohe qe ende nuk e ka vendosur se me cilen skuader do te luaje ne sezonin e ri.

Ai ka disa oferta nga skuadra te kampionatit kosovar dhe me shume gjasa do te vijoje te luaje atje, por nuk perjashtohen edhe opsionet e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments