Vllaznia U21 ka vijuar serine e fitoreve ne kampionat dhe sot mundi 5-0 Apolonine duke vijuar kesisoj kryesimin e renditjes se kampionatit edhe pas javes se 12-te te tij.

Por ne fitoren e sotme ndaj fierakeve, ka rene ne sy edhe nje moment shume interesant, ai i menyres se ekzekutimit te 11-metershit te kuqebluve ne pjesen e pare.

Ate e mori persiper per ta ekzekutuar si zakonisht Uheid Hoxha, nderkohe qe dikush nga tribuna i kerkoi Dedes per ta gjuajtur kete 11-metersh, megjithate vete lojtari u tregua indiferent dhe vazhdoi te qendronte ne qetesi.

Dhe arsyeja ne fakt u mesua pak me vone. Vete Hoxha dhe Deda i kishin bere planet se si do te ekzekutonin kete 11-metersh. I pari e ka prekur paksa topin duke e vene perpara ne levizje dhe nderkohe qe portieri i Apolonise u hodh ne njerin krah, nga jashte zone erdhi Deda qe gjuajti topin dhe e dergoi pa veshtiresi ne rrjete.

Nje bashkepunim shume interesant i kesaj dysheje qe dhuroi emocione, te cilat mund t’i ndiqni edhe ju lexues duke klikuar videon e meposhtme: