Ne Malte vazhdon te beje mire, te luaje e te shenoje nje tjeter futbollist shkodran. Behet fjale per sulmuesin e Florianes Kristian Keqi.

Ai ka shenuar golin e dyte per ekipin e tij duke ndihmuar ne fitoren 3-1 te tij ne transferte ndaj ekipit St.Lucia dhe kuptohet qe edhe vete personalisht ndjehet mire qe kontribuoi ne kete sukses.

Ky eshte goli i trete i Keqit kete kampionat, por me siguri qe ai ne vazhdim te tij do te shenoje edhe shume gola te tjere sepse eshte nje nga sulmuesit me te spikatur ne futbollin maltez.

Florian per momentin ndodhet ne vendin e katert te renditjes, eshte ne kuoten e 20 pikeve dhe padyshim qe do te synoje te ngjitet me lart dhe mundesite jane sepse vendi i dyte eshte vetem nje pike larg.

Dhe ne kete rrugetim kuptohet qe do te kete edhe ndihmen e sulmuesit 25 vjeçar shkodran i cili e ka sezonin e ti te trete me kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/