Pas 6 javesh aktivizimi ne kampionatin e futbollit te Malit te Zi, sulmuesi shkodran Ndue Mujeci me ne fund ka gjetur golin e pare.

Por per fat te keq, ky gol nuk i ka mjaftuar ekipit te tij Jezero per ta fituar ndeshjen ndaj Istra Danilovgrad e cila ka permbysur shifrat dhe ka fituar me rezultatin 2-1.

Skuadra e Mujecit ka luajtur ne transferte dhe ne minuten e 65-te ka fituar nje 11-metersh. Trajneri ia ka besuar ekzekutimin e tij futbollistit nga Shqiperia.

Dhe 27 vjeçari nuk ka zhgenjyer duke e derguar topin ne rrjete. Megjithate tete minuta me vone Vukoviç ka arritur te barazoje per Istran.

Ne minuten e 83-te nderkohe Miliç do te shenonte dhe golin e dyte per vendasit qe arrijne te fitojne dhe kesisoj goli i Mujecit nuk ka marre vemendjen e duhur.

Aktivizimi i tij me Jezeron ne kampionatin e Malit te Zi, perben kampionatin e shtate ne te cilin ai po luan sepse me pare eshte aktivizuar edhe ne Letoni, Bullgari, Gjeorgji, Qipro, Hong- Kong dhe Maqedonine e Veriut./SHKODRA-SPORT.COM/