Java e parë e kampinatit do të vendosi Vllazninë kundër Erzenit. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit ditën e shtunë ora 17:00. Dilema e vetme e Josës është maja e sulmit.
Mungesa e Aralicës dhe eksperimenti i suksesshëm në Korçë me Vulajn, kanë sjellë dilemën e madhe për teknikun Mirel Josa.
Shkodranët pas testit miqësorë me Skëndërbeun, kanë zgjedhur qëndrimin për një ditë në qytetin e Korçës.
Ekipi pas kthimit në Shkodër është lënë pushim nga stafi drejtues. Dita e sotme do t’i sjellë ato në fushë për të nisur përgatitjet për javën e parë të kampionatit./newsport/