Indrit Tuci ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin kroat. Ekipi i tij, Lokomotiva e Zagrebit po luan aktualisht përballë Rijekës dhe po fiton me rezultatin 1-0.

Golin për Lokomotivën e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci.

Ishte 23-vjeçari kuqezi ai që kaloi të tijët në avantazh falë një gabimi që mbrojtja kundërshtare bëri.

Një tjetër paraqitje e mirë nga Tucin. Ky gol për të është i 5-ti në 7 ndeshjen e fundit.