Fundjave qe lame pas ka patur shume sfida te zhvilluara ne Shkoder dhe jo vetem, te vlefshme per te gjitha kampionatete kombetare, duke nisur nga ai i Kategorise Superiore dhe duke perfunduar tek ato te moshave per Ligen Amatore.
Goli i javes nese mund ta konsiderojme keshtu, vjen nga Shkodra. Eshte shenuar nga futbollisti Klejdi Paloka ne ndeshjen e kampionatit te 19 vjeçareve ne mes ekipeve AAS dhe Term.
Ka qene minuta e fundit e pjeses se pare dhe Paloka ka marre nje top ne nje distance rreth 40 metra larg portes, e ka ulur me gjoks ne toke dhe menjehere me pas e ka goditur per ne porte duke realizuar nje supergol qe keni mundesine ta ndiqni edhe ne videon e meposhtme:
Goli i 17 vjeçarit Paloka qe i eshte bashkuar sivjet ekipit AAS duke ardhur nga Akademia Vllaznia, ka rezultuar shume i vlefshem per ekipin e tij sepse i ka dhuruar fitoren e pare ne kampionat. AAS U19 eshte ngjitur me kete fitore ne kuoten e 4 pikeve dhe tashme ndodhet ne vendin e shtate ne renditje.
www.shkodrasport.com