Terbuni ka marre nje fitore me vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke mundur me rezultatin 3-1 ndaj Murlanit, ne takimin e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes. Ne fakt ishte menduar nje ndeshje e lehte per vendasit, nisur edhe nga mungesat e shumta ne skuadren kundershtare.

Madje, ne pjesen e pare ka arritur t’ia beje edhe me te veshtire punen, sepse ajo u mbyll ne barazim 1-1. Ka qene sulmuesi shkodran i Terbunit Jurgen Gjini ai qe ka shenuar golin e pare te ndeshjes pikerisht ne minuten e 38-te. Por ne fundin e pjeses se pare ak ardhur goli i barazimit.

Futbollistet e Murlanit kane fituar nje goditje denimi shume prane zones se rreptesise dhe me nje skeme te bukur, i kane dhene mundesine sulmuesit Keshtejaku qe ta ekzekutonte siç duhet topin me te majten dhe ai ka perfunduar ne anen e majte te portes se pukjaneve. Ne kete menyre 45 minuteshi i pare eshte mbyllur ne shifrat 1-1.

Por pjesa e dyte do te ishte krejt ndryshe e cila do te niste me nje vrull krejt tjeter per Terbunin. Protagonist fillimisht do te ishte mesfushori Rigers Xhahysa. Vetem 6 minuta pasi ai ka hyre ne fushen e lojes, ka arritur te kaloje serish skuadren e tij ne avantazh dhe me pas brenda pak sekondash do te vinte edhe goli qe do te mbyllte ndeshjen.

Perfundimisht 3-1 per Terbunin i cili me kete fitore ngjitet ne kuoten e 28 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje, nderkohe qe Murlani mbetet me 11 pike dhe eshte ne vendin e nente ne renditje./www.shkodrasport.com/