Superiorja dhe e Kategoria e Parë vijnë sot me 12 takime, një pjesë e të cilave janë mjaft interesante. Në elitën e futbollit shqiptar spikat përballja mes Kukësit dhe Tiranës, dy ekipe pretendente për titullin kampion. Kjo ndeshje luhet në Elbasan prej orës 19:00.

Partizani kampion në fuqi ka një ndeshje delikate me Bylisin, që e ka nisur kampionatin mjaft mirë. Teuta, që gjithashtu ka pretendime, do synojë të triumfojë në transfertë me Skënderbeun. Korçarët kanë humbur në dy ndeshjet e fundit dhe do tentojnë të reagojnë ndaj një rivali mjaft të fortë.

Në grupin A të Kategorisë së Parë ka dy sfida që shikohen si mjaft interesante: Kastrioti-Besëlidhja dhe Erzeni-Tërbuni. Në program janë edhe Dinamo-Shkumbini, Korabi-Veleçiku dhe Egnatia Burreli. Në grupin B luhet Besa-Elbasani, sfidë mes ekipesh me tradita, por që luajnë në të Parën.

Devolli, përballë Orikut, synon fitoren e dytë në kampionat, ashtu sikurse edhe Turbina në transfertë ndaj Shënkollit. Pogradeci, pasi u mposht 3-0 javën e parë, do kërkojë të bëjë autokritikë ndaj Ilirisë në shtëpi. Më poshtë ju sjellim listën e takimeve të kësaj fundjave në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Parë – Java 2

GRUPI A
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Kastrioti-Besëlidhja
Dinamo-Shkumbini
Erzeni-Tërbuni
Korabi-Veleçiku
Egnatia-Burreli

GRUPI B
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Devolli-Oriku
Shënkolli-Turbina
Besa-Elbasani
Pogradeci-Iliria

E diel, më 22 shtator, ora 16:00
Apolonia-Lushnja