Abissnet Superiore” luan ndeshjet e para të javës së 15-të, e cila do të jetë e fundit për këtë vit dhe pritet të jetë një javë spektakolare.

Sfida që spikat është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën në “Air Albania”, në orën 20:00. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të mirë, të cilat ndodhen njëra pas tjetrës në renditje dhe do të luajnë për të marrë kreun dhe për të mbyllur vitin si kampione dimri.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë ajo mes Kukësit dhe Laçit, të cilat do të ndeshen në “Kukës Arena”, në orën 13:00. Verilindorët ndodhen në vendin e fundit dhe do të tentojnë të nisin marshimin drejt mbijetesës.

Nga ana tjetër, kurbinasit po kalojnë një moment të mirë me ardhjen e Mezanit në stol dhe kështu kanë lënë pas zonën e ftohtë dhe tani shikojnë për nga Europa.

PËRBALLJET E SOTME:

KUKËSI – LAÇI 13:00 “KUKËS ARENA”

TIRANA – PARTIZANI 20:00 “AIR ALBANIA”