FSHF nuk e ka zyrtarizuar akoma kompaninë që do të transmetojë “Abissnet Superiore” në sezonet e ardhshme. Institucioni më i lartë i futbollit në vend po shqyrton dy ofertat e mbërritura për të drejtën e transmetimit për sezonin e ri.

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga starti i sezonit të ri futbollistik, akoma nuk dihet se cila kompani do të jetë fituese. Aludimet janë të shumta, por akoma nuk ka diçka zyrtare. Në garën për të fituar “Abissnet Superiore” janë dy platformat “Digitalb” dhe “Tibo”, pra me anë të kanaleve të tyre sportive “SuperSport” dhe “OverSport”.

Në këtë mënyrë, kur akoma nuk ka një zyrtarizim për kompaninë që ka fituar të drejtën e transmetimit për “Abissnet Superiore” në sezonet e ardhshme, pritet që ndoshta shumë shpejt të mësohet edhe kompania fituese, teksa më tej do të zbardhet edhe axhenda e javës së parë.

Per sportdashesit, e rendesishme eshte qe te fitoje ajo kompani qe ofron me shume cilesi ne transmetim, ndersa per klubet ajo kompani qe ofron me shume te ardhura per to. Çdo gje gjithsesi do te marre pergjigjet e duhura vetem per pak dite.
Maringlen ZHIVANI