Kampionati shqiptar nuk njeh pushim. Java e 23-të e Superligës do të luhet në mesjavë dhe do të jetë e ndar në dy ditë. Të mërkurën e 2 marsit do të luhen dy ndeshjet e para, ndërsa të enjten do të luhen 3 ndeshjet e radhës.

Kryesuesit e Tiranës do të përballen me Teutën në transfertë, ndërsa Partizani pret në shtëpi, Kukësi. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 16:45, ndërsa ngelen për t’u konfirmuar se në cilat stadiume do të luhen.

Më datë 3 mars, do të zhvillohet një tjetër “finalen” mbijetesë me Kastriotin që sfidon Skënderbeun, ndërsa Laçi përballet me Egnatia dhe të dyja këto takime do të nisin në orën 13:45. Java e 23-të e Superligës do të mbyllet me ndeshjen, Vllaznia-Dinamo e cila do të luhet në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Superliga, java 23:

E mërkurë, 2 mars 2022

16:45

Teuta – Tirana

Partizani – Kukësi

E enjte, 3 mars 2022

13:45

Kastrioti – Skënderbeu

Laçi – Egnatia

16:45 Vllaznia – Dinamo