Mbrëmja e të shtunës ka servirur dy përballje të rëndësishme të Kategorisë Superiore, përkatësisht supersfidën Skënderbeu-Partizani dhe duelin e bregdetit mes Teutës dhe Flamurtarit, të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit.

Korçarët kanë triumfuar në duelin më të fortë të kësaj jave, pasi kanë mundur të kuqtë me rezultatin minimal 1-0, falë autogolit të realizuar nga Gojkovic në të 62’, ndërsa durrësakët kanë ndalur Flamurtarin në barazim pa gola, 0-0.

Nuk ka fitues në sfidën e bregdetit, me Teutën që ka ndalur në shtëpi ekipin e Flamurtarit me rezultatin 0-0.

Me pikën e siguruar në Durrës, vlonjatët arrijnë të mbajnë vendin e dytë të klasifikimit në kuotën e 36 pikëve, edhe pse tashmë me vetëm 1 pikë më shumë se Kukësi i vendit të tretë.

Nga ana tjetër, durrsakët shkojnë në kuotën e 18 pikëve, për të minimizuar distancën nga vendi i tetë, aty ku qëndron Vllazia me 3 pikë më shumë, në pritje për tu ndeshur të dielën ndaj Luftëtarit.