Dinamo-Vllaznia është supersfida e parë për javën e 14-të të Superligës. Ndeshja do të luhet ditën e sotme në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:45.

Të dyja ekipet kërkojnë të fitojnë me çdo kusht, ndërsa kanë objektiva të ndryshme. Dinamo vjen në këtë sfidë pas 3 humbjeve radhazi dhe kërkon të largojë krizën, por edhe të largohet nga zona e ftohtë.

Situatë e ndryshme te Vllaznia që kërkon të afrohet me shumë me Kukësin dhe Tiranën kryesuese.

Skuadra shkodrane e mposhti Dinamon 6-3 në fazën e kaluar dhe sot do të kërkojnë të marrin një tjetër fitore për të shpresuar më pas te ndalesat e dy ekipeve të tjera në mënyrë që të ngushtojnë diferencën e pikëve./newsport/