Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajner i Juventusit duke nisur që nga sezoni aktual. Kjo ka vënë në lëvizje drejtuesit bardhezi, që kanë nisur ofensivën për të gjetur pasuesin e italianit në Torino.

Një prej emrave më të lakuar në ambientet e kampionëve të Italisë është Pep Guardiola. Madje një lajm që po qarkullon në minutat e fundit, zbulon se klubi italian e ka arritur akordin tashmë me spanjollin. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i “SuperSportTV”, Adriano del Monte.

Në rrjetin social “Tëitter” gazetari pohon se Guardiola ka firmosur me Juventusin për 4 vitet e ardhshme. Një lajm vërtetë befasues për Manchester Cityn, që nën drejtimin e Pep arriti që të kompletojë edhe tripletën, kampionat, Kupë dhe Kupë Lige.