HomeKRYESORESzczesny: 'Jam portieri më i mirë në botë dhe i historisë'

Szczesny: ‘Jam portieri më i mirë në botë dhe i historisë’

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka thënë më shaka se është portieri më i mirë i historisë së futbollit.

“Së fundmi thashë se isha një portier rezervë te Roma kur aty ishte portieri më i mirë në botë, Alisson, i cili tani është te Liverpool. Tani te Juve, rezerva ime është një nga më të mirët në histori.

Kjo do të thotë se unë jam portieri më i mirë në botë dhe i historisë” shprehet polaku për Sportoëay.

“Seriozisht, një tjetër vit me Gigi-n do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe më bëhet qejfi që është kthyer. Mundësia për t’u stërvitur me të, të bisedoj, të mësoj gjëra të reja, nuk mund të blihen.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments