Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datën dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së parë të kampionatit të Superligës. Kishte pak dyshime nëse këto ndeshje do të luheshin më datë 7 apo 8 shtator megjithatë, institucioni I futbollit shqiptar nuk ka ndryshuar mendim teksa ndeshjet e javës së parë do të luhen të mërkurën që vjen, pikërisht më datë 7. Sa I takon ndeshjes Vllaznia- Kukësi që do të hapë edhe siparin e këtij kampionati, ajo është caktuar të nisë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Interesimi për këtë ndeshje duket I madh në Shkodër sepse është një takim I shumëpritur megjithatë janë për t’u zgjidhur disa dilema. E para, ende nuk janë përcaktuar çmimet e biletave të kësaj ndeshje dhe e dyta, akoma nuk dihet kur do të dalin në shitje ato. Tifozët kanë nisur të ketë interesim për bileta por në fakt ekziston një problem që duhet zgjidhur sa më parë. Siç është bërë e ditur, deri në muajin nëntor të këtij viti, stadiumi “Loro Boriçi” do të administrohet nga Federata dhe për këtë arsye, askush nuk e di sesi do të menaxhohet stadium në ditën e ndeshjeve të Vllaznisë. Mbase mund të ketë një marrëveshje dypalëshe megjithatë kjo mbetet për t’u zgjidhur, ndoshta menjëherë pas ndeshjes të së hënës Shqipëri- Maqedoni, tek e cila është e përqendruar vëmendja e të gjithëve. Megjithatë tifozët e Vllaznisë e kanë mendjen edhe tek skuadra e tyre e zemrës dhe duan që të jenë present në këtë ndeshje për ta mbështetur fuqishëm atë dhe për t’I bërë një nisje të mbarë kampionatit të ri. Ekipi ka bërë një fazë përgatitore të mirë trejavore në Mal të Zi dhe po ashtu, ka ofruar edhe disa lojtarë cilësorë, duke u përfocuar ashtu si duhet me përjashtim të repartit të sulmit, por kjo nuk mund të jetë pengesë për një sezon ndryshe të Vllaznisë.

© shkodrasport.com