HomeOPINIONETalentet si Vajushi do vazhdojnë të largohen

Talentet si Vajushi do vazhdojnë të largohen

Opinion nga Roland Çomo

Kam lexuar disa opinione se gjoja Vajushi është larguar nga Vllaznia ngaqë drejtuesit e saj nuk kishin gjë në terezi me blerjet e gjëra të ngjashme me to. Unë mendoj se pak rëndësi ka kjo. Lajmi është i mirë për të dhe familjen e tij dhe është mëse normale që sportistët do të largohen kur e shohin se mundi dhe djersa e tyre nuk vlerësohet këtu.

Jo vetëm kaq, por çmenduria e futbollit në Shqipëri vazhdon në trendin e kalimit të futbollit pronë e institucioneve shtetërore në një kohe kur FiFA dhe UEFA apo dhe i gjithë opinioni sportiv ndërkombëtar, deklarojnq me të madhe që klubet duhet të shkojnë drejt privatizimit të plotë. Tek ne ndodh e kundërta dhe klubet shqiptare po “privatizohen” nga Shteti me pretekstin e famshëm, gjoja kthimin në sh.a. Derisa ligji për sportin të ndryshojë, talentet si Vajushi e të tjerë, gjithmonë do të vazhdojnë të largohen dhe stadiumet Shqiptare do të kenë tifozë vetëm punonjës policie.

 

 

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments