Kartonët janë problemi më i madh i Vllaznisë në këtë fazë të tretë. Kështu, shkodranët vijnë në sfidën e rradhës ndaj Kukësit, pas fitores 2-1 me Dinamon dhe duket se ky triumf i vështirë ka sjellur disa pasoja.
Gurishta, Adili, dhe Jonuzi nuk do munden të kontribuojnë, pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve. Megjithatë jo vetëm kaq, teksa rrezikojnë sërish Krymi dhe Aralica, për punë kartonësh në sfidën me Tiranën, pas Kukësit.
Problemi qëndron te fakti se sportistët janë të gjithë titullarë dhe një mungesë e tyre ndihet në fushën e lojës. Brdariç ka kërkuar nga të tijtë që të jenë të matur dhe të mos marrin kartonë të kotë.
Vllaznia renditet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara, po aq sa kanë edhe kuksianët. Kampionati ka hyrë ne një fazë shumë delikate dhe për rrjedhojë stafit teknik i duhet te kete sa me shume lojtare te gatshem.
Maringlen ZHIVANI