Xhakomo Raspadori është një nga elementët më të rinj në grupin e trajnerit Mançini te Italia.
Talenti i Sasuolos, flet për Euro 2020 ku thekson se kombëtares së tij i duhet tashmë vazhdimësia, ndërsa shton se ai vetë po jeton një ëndërr.
“Kemi zhvilluar një fazë grupesh shumë të mirë, por tani duhet vazhdimësia. Të jemi të qetë, të përulur dhe me dedikim.
Kemi një klimë shumë entuziaste, kjo që po përjetoj unë mund të konsiderohet një ëndërr. Për 4 muaj kanë ndodhur shumë gjëra, fuqia ime është të jem i balancuar. E di që për mua kjo është vetëm një pikënisje”, u shpreh Raspadori. /VipSport/